Erdogani e godet vogëlushin në kokë, e preu para tij shiritin e inagurimit

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 11:45
Erdogani e godet vogëlushin në kokë, e preu para tij shiritin e inagurimit

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan teksa godet një fëmijë në kokë.

Mediat e huaja shkruajnë se Erdogan ishte për inagurimin e një ure në qytetin e Rizës, ndërsa shiritin që duhej ta priste presidenti po e mbanin disa fëmijë.

 

Mirëpo siç shihet në videot më poshtë, njëri nga fëmijët që e mbante shiritin e ka prerë atë para Erdoganit, gjë që e ka irrituar presidentin e Turqisë.

Në video shihet teksa Erdogan e godet fëmijën, që raportohet është se më i vogël se 10 vjeç. Në lidhje me këtë ka pasur regagime të forta.

(Kosova Sot Online)