Fëmija del në dritaren e ndërtesës së lartë, komshinjtë përballen me të papriturën

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 13:22
Fëmija del në dritaren e ndërtesës së lartë, komshinjtë përballen me të papriturën

Një fëmijë 2 vjeç ka rrezikuar seriozisht jetën në lagjen Kayasehir të Stambollit.

Vogëlushi doli në parvazin e dritares së apartamentit në katet e larta ta pallatit duke lëvizur për minuta të tëra aty.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e komshinjve, ku një pjesë kanë nxjerrë celularin për të filmuar, të tjerë i thërrisnin që të futej brenda, ndërsa nuk dihet nëse kishte njeri brenda në shtëpi.

Për fat të mirë, vogëlushi hyri brenda dhomës pas disa minutash duke shmangur një tragjedi.

(Kosova Sot Online)