Shqiponja i vërsulet pulës, në ndihmë i dalin gjeli dhe cjapi-kamerat e sigurisë kapin momentin e pazakontë

  • G.G /
  • 15 shtator 2021 - 10:15
Shqiponja i vërsulet pulës, në ndihmë i dalin gjeli dhe cjapi-kamerat e sigurisë kapin momentin e pazakontë

Një ngjarje e pazakontë është kapur nga kamerat e sigurisë në një fermë në Holandë, ku ishte cjapi dhe gjeli që e shpëtuan një pulë të cilës i ishte vërsulur një shqiponjë.

Jaap Beets, 59-vjeç, ishte brenda shtëpisë në afërsi të fermës në Gelderland, kur dëgjoi zhurma që vinin nga oborri.

Sulmi që zgjati 17 sekonda, shfaq shqiponjën që ia kishte mësyrë pulave, por në momentin kritik i dalin në ndihmë gjeli dhe cjapi.

Duke parë rrezikun që i kanosej, shqiponja vendosi të tërhiqet duke fluturuar me shpejtësi – dhe duke u larguar nga vendi që për pak sa nuk ia mori jetën.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/09/14/5045873077071989719/640x360_MP4_5045873077071989719.mp4

(Kosova Sot Online)