Pamje nga kabina e pilotit: Aeroplani në Australi u afrohet shumë ndërtesave

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 13:24
Pamje nga kabina e pilotit: Aeroplani në Australi u afrohet shumë ndërtesave

Pamje të reja nga kabina e pilotit të aeroplanit ushtarak australian, C-17, janë publikuar në internet. Aeroplani shihet duke fluturuar në lartësi të vogël nga toka dhe shumë afër ndërtesave të larta.

Aeroplani u incizua duke fluturuar të enjten gjatë disa ushtrimeve në Brisbane të Australisë. Pamjet mahnitën shumë njerëz, shkruan Daily Mail.

Në pamjet e realizuara nga hapësira ku qëndron piloti e të publikuara nga Forcat Ajrore Mbretërore Australiane shihet se sa mahnitës ishte fluturimi përderisa piloti me shkathtësi e drejtonte mjetin e madh mbi lumin Brisbane, pak metra larg objekteve.

Banorët e qytetit kanë thënë se fluturimi nuk ishte aq i rrezikshëm sa dukej në videot e para, sepse aeroplani po kalonte mbi lumë e jo përmes rrokaqiejve.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2018/10/11/3157094364753250002/640x360_MP4_3157094364753250002.mp4

(Kosova Sot Online)