Lepuri kërcen në ajër në sekondën e duhur për t’i shpëtuar shqiponjës

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 10:41
Lepuri kërcen në ajër në sekondën e duhur për t’i shpëtuar shqiponjës

Në internet është publikuar një video, në të cilën një shqiponjë shihet duke ndjekur një lepur të egër, por ky i fundit bën një kërcim të befasishëm në momentin e fundit për të shpëtuar nga kthetrat e mprehta.

Danny Carter e incizoi momentin kur shqiponja i afrohet tokës për ta kapur kafshën, por mbeti me kthetra boshe, shkruan Daily Mail.

Rasti interesant u incizua në Lincolnshire të Britanisë së Madhe. Autori i videos ishte duke e trajnuar shqiponjën e tij, kur ajo vërejti një lepur në fushë.

Për ta parë videon, klikoni këtu.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-10044765/Death-defying-leap-Hare-jumps-golden-eagle-swoops-kill.html#v-8077120173060043334

“Pas kësaj që ndodhi, shqiponja ime u kthye në dorën time dhe lepuri iku për të jetuar një ditë tjetër. Më vjen mirë që shqiponja ime nuk e mori dhe që pashë shkathtësi të tillë nga lepuri”, shkroi pronari i shqiponjës.

Ndryshe, përdorimi i zogjve mishngrënës për gjah të kafshëve të egra është i lejuar me ligj në Britaninë e Madhe, pavarësisht kufizimeve që u sollën me Aktin për Gjahun në vitin 2004.

(Kosova Sot Online)