Histori tronditëse/ Një grua ha hirin e burrit të saj për të humbur peshë

  • E.K /
  • 20 tetor 2021 - 13:17
Histori tronditëse/  Një grua ha hirin e burrit të saj për të humbur peshë

Një histori e pabesuar vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila është bërë virale së fundmi.

Një 26 vjeçare e quajtur Cassie ka treguar se ha hirin e burrit të saj të djegur Sean, pasi e ndihmon të humbas peshë.

Casie e ka treguar historinë e saj në emisionin TLC “varësia ime e çuditshme’’ duke pranuar se ndihet e turpëruar nga zakoni i saj dhe shprehu frikën se së shpejti nuk do të mbetët asgjë nga hiri.

Në fillim ajo e mbante hirin e burrit të saj me vete kudo ndërsa mbante zi për humbjen e tij.

''Kishte rënë pak hirë në stolin ku po qëndroja dhe doja ta fshija me dorë. Dy muaj më vonë nuk mund të ndaloj së ngrëni hirin e burrit tim’ është shprehur 26 vjeçarja.

Por zbulimet tronditëse nuk ndalën këtu, Casie zbuloi se shija e hirit është ‘si vezët e prishura’ ndërsa shtoi se që kur ka filluar zakonin e saj të pabesueshëm ka humbur 5 kilogramë.

Deri më tani Casie konsumuar rreth gjysmë kilogrami nga hiri i Sean.

(Kosova Sot Online)