Mysafiri i paftuar shkon në dasmë dhe i “rrëzon” të gjitha, shikoni videon

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 15:42
Mysafiri i paftuar shkon në dasmë dhe i “rrëzon” të gjitha, shikoni videon

Një video që po bëhet virale në TikTok tregon pamje nga një dasmë e pazakontë.

Një ari i zi shkon mes dasmorëve,  ecën, rrëzon një tavolinë  e më pas kthehet mbrapsht dhe ikën.

Ndërkohë të ftuarit trokisnin tenxheret dhe tiganët për të trembur ariun.

Mesa duket ariu ka qenë në humor të mirë, pasi nuk shkaktoi asnjë problem në dasmë përveç tavolinës së përmbysur.

Akoma më befasues është reagimi i disa prej të ftuarve atje, të cilët nuk u trembën aspak nga ariu.

Angie Disa publikoi pamjet në llogarinë e saj në TikTok, ku shkroi se ariu kishte ardhur në dasmën e kushëririt të saj në Chipinque National Park në Nuevo Leon në Meksikë.

“Ariu vetëm dëshironte ushqim”, shkruan ajo në një  postim.

(Kosova Sot Online)