Pamje rrëqethëse oficerët shpëtojnë nënën dhe foshnjën që ishin bllokuar

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 13:35
Pamje rrëqethëse oficerët shpëtojnë nënën dhe foshnjën që ishin bllokuar

Një video emocionuese është publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shihen oficerët pyjorë, duke shpëtuar një nënë dhe foshnjën e saj, që ishin bllokuar në një kodër shkëmbore pranë një ujëvare, për shkak të përmbytjeve të mëdha në Indi.

Në video duket nëna e cila mban fëmijën në krah, duke luftuar për ta mbajtur atë sa më të sigurt, ndërkohë rrezikojnë të tërhiqen nga rryma e ujëvarës.

Nëse presioni kërcen në 140/90, pastroni enët e gjakut! Pije!

Për fat të mirë nënën bashkë me foshnjën e shpëtojnë agjentët pyjorë. Megjithatë oficerët që shpëtuan nënën me fëmijën humbasin ekuilibrin dhe rrëzohen.

Më vonë, oficeri i pyjeve të distriktit të Salem, K. Gowthamel, konfirmoi se nuk u regjistrua asnjë vdekje ose lëndim pas incidentit dhe se të gjithë gëzojnë shëndet.

(Kosova Sot Online)