Po performonte në 24 metra lartësi, litari i akrobatit këputet dhe 23-vjeçari rrëzohet

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 17:43
Po performonte në 24 metra lartësi, litari i akrobatit këputet dhe 23-vjeçari rrëzohet

Një akrobat i cili po bënte numra akrobacie në 24 metra lartësi mbijetoi pasi litari me të cilin ishte lidhur u këput dhe ai u rrëzua në tokë. Ngjarja ka ndodhur në një park në Meksikën Qendrore.

José Hernández, 23 vjeç, dhe gjashtë pjesëmarrës të tjerë u punësuan për të marrë pjesë në ceremoninë që u mbajt në Huaquechula, Puebla, për të përkujtuar Ditën e të Vdekurve të dielën.

Një pjesëmarrës në ceremoni regjistroi ngjarjen ndërsa Hernández dhe ekipi akrobatik rrotulloheshin rreth 24 metra mbi tokë.

Sipas medieve lokale, rripi që ishte lidhur Hernández u këput papritur dhe ai u rrëzua në park, ndërsa spektatorët nxituan për të ndihmuar menjëherë.

Hernández u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm Gonzalo Río Arronte në Atlixco, dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)