Momenti kur gruaja nxjerr revolen dhe qëllon një gruaj tjetër në kokë

  • G.G /
  • 09 November 2021 - 13:26
Momenti kur gruaja nxjerr revolen dhe qëllon një gruaj tjetër në kokë

Autoritetet amerikane thanë të hënën se është arrestuar në Florida një grua që ishte kapur në kamerë duke qëlluar me plumb në kokë një grua tjetër në Nju Jork verën që shkoi.

E dyshuara, identiteti i të cilës nuk u publikua, u dërgua në ndalim në lidhje me vdekjen e gruas 42-vjeçare, Delia Johnson, më 4 gusht të këtij viti, shkruan Fox News.

Komisioneri i policisë së Nju Jorkut, Dermot Shea, njoftoi përmes rrjeteve sociale për arrestimin e të dyshuarës. “Mund të ikësh, por dora e gjatë e ligjit do të të gjejë. Gruaja për vrasjen e 4 gushtit të një gruaje nga Brooklyn është kapur nga partnerët tanë në Jacksonville, Floridë”, shkroi ai.

Vrasja e gruas u incizua në një kamerë sigurie përderisa ajo po fliste me një grup njerëzish para një ndërtese. Papritmas i afrohet një grua e veshur me rroba të zeza që e qëllon me pistoletë nga afër.

Pasi e qëllon me gjakftohtësi viktimën, e dyshuara hip në një veturë të parkuar afër vendit të ngjarjes dhe largohet. Viktima vdiq më vonë në spital.

Paralajmërim: Pamjet e mëposhtme nuk këshillohen për fëmijë dhe persona të ndjeshëm.

(Kosova Sot Online)