Pamje: Dreri futet në kishë në ditën e parë të sezonit të gjahut

  • G.G /
  • 17 November 2021 - 13:35
Pamje: Dreri futet në kishë në ditën e parë të sezonit të gjahut

Një dre është futur në një kishë në Michigan të Shteteve të Bashkuara në ditën e parë të sezonit të gjahut, sikur të përpiqej të kërkonte strehim.

Pastorët e panë drerin brenda kishës të hënën para se kafsha e frikësuar të kërcente nga një dritare për t’u kthyer në mjedisin natyror të jetesës.

Në një video të publikuar nga kisha në Facebook shihet dreri duke u ngjitur shkallëve në pjesën e brendshme të ndërtesës. Pastorët vendosën pengesa në korridor në përpjekje që dreri të mos futej në pjesën tjetër të kishës.

“Isha thjesht e shokuar nga lartësia që mund të kërcente dreri. Isha e mahnitur me madhësinë e tij”, tha Amanda Eicher, pastore.

Ajo tha se nuk dukej që dreri kishte plagë nga arma dhe kishte pak gjakderdhje nga ato që dukeshin prerje nga xhami.

(Kosova Sot Online)