“Para nga qielli”, kartëmonedhat fluturojnë nga ajri, qytetarët dalin për të mbledhur

  • G.G /
  • 20 nëntor 2021 - 13:52
“Para nga qielli”, kartëmonedhat fluturojnë nga ajri, qytetarët dalin për të mbledhur

Një “shi parash” nga qielli filloi befas në autostradën e Kalifornisë, pranë San Diegos.

Dera e mbyllur e një furgoni të blinduar që mbante para u hap papritur ndërsa kalonte në autostradë dhe mijëra kartëmonedha fluturuan në ajër.

Makinat që kalonin ndaluan dhe shoferët nxituan për të marrë pjesën e tyre të jackpot-it të papritur.

Shumë persona të emocionuar nga ajo që po ndodhte hodhën kartëmonedhat në ajër duke shijuar bollëkun e parave dhe filmuan atë që ngjarjen në telefonat e tyre.

Mjerisht, gëzimi ishte i shkurtër pasi policia mbërriti menjëherë në vendngjarje. Fillimisht, ajo arrestoi çiftin më aktiv, të cilët arritën të grumbullonin një shumë të konsiderueshme.

Për shkak të numrit të madh të makinave të ndalura, makina e tyre është bllokuar, dhe ata nuk kanë mundur të largohen me kohë nga vendi “fitimprurës”.

Policia tha se të gjitha këto para janë pronë e bankës dhe duhet të kthehen. Dhe videot e bëra do të përdoren për të identifikuar pjesëmarrësit në ngjarjen e pazakontë.

Curtis Martin, shefi i policisë së autostradës së Kalifornisë, vuri në dukje në një konferencë për shtyp: “Ka shumë video në të cilat njerëzit vjedhin para në autostradë, duke i marrë ato nga rruga. Është më mirë që ata të jenë të sinqertë sesa të presin që dikush t’i gjejë dhe të trokasë në derë. ”

Ndërkohë u ndalua vetëm çifti më aktiv me një sasi të madhe parash, pjesa tjetër arriti të arratisej me një “dhuratë” të papritur para Krishtlindjes.

(Kosova Sot Online)