E sheh gruan në makinën e tjetërkujt, shikoni se si reagon kinezi

  • A.P /
  • 22 November 2021 - 22:35
E sheh gruan në makinën e tjetërkujt, shikoni se si reagon kinezi

Një burrë i cili pa gruan e tij në një makinë të tjetërkujt është filmuar duke sulmuar makinën në verilindje të Kinës.

Pamjet janë marrë nga kamerat e trafikut në Siping, provincën e Jilin. Burri ka marrë një shkop metali dhe është ngjitur përmbi veturë ndërsa gruaja e tij doli jashtë.

Ngasësi gjithsesi nuk u ndal dhe vazhdoi të ngiste makinën nëpër rrugë, derisa burri i theu xhamin e përparmë.

Burri, mbiemri i të cilit është Li, përfundoi mbi automjet për plotë 2.4 milje pasi që vozitësi me mbiemrin Zhang nuk pranoi të ndalej. Ngjarja ka ndodhur gjate vitit te kaluar.

Eventualisht vetura u ndal kur goditi një veturë tjetër. Të dy burrat u konfrontuan fizikisht derisa arriti policia. Të dy ishin arrestuar.

(Kosova Sot Online)