VIDEO/ Dasma e çuditshme në Florida, nusja del me tanga para të ftuarve dhe dhuron shfaqje!

  • G.G /
  • 17 December 2021 - 10:36
VIDEO/ Dasma e çuditshme në Florida, nusja del me tanga para të ftuarve dhe dhuron shfaqje!

Në një dasmë ne Florida ka ndodhur diçka e pazakontë që nuk jemi mësuar ta shohim në evente të tilla. Nusja i ka bërë një surprizë dhëndrit, duke i kërcyer në mënyrë provokuese dhe sensuale para të ftuarve.

Nusja është zhveshur dhe doli para të pranishmëve me një fustan transparent me copëza të ndezura, të hapur në pjesën e kurrizit, dhe një palë tanga me shkëlqim .

Në videon e publikuar nga vetë nusja, shihet kur ajo është iu afruar bashkëshortit të saj të ardhshëm, i cili është ulur në karrige në qendër të pistës së vallëzimit, duke bërë atij një kërcim seksi në prehër me një audiencë të ftuarish që shikojnë “shfaqjen’’ e tyre.

Në pamjet e postuara nga në Instagramin e saj, ku ka mbi 49 mijë ndjekës, nusja shtyn një djalë të ri nga rruga e saj përpara se të kërcejë për dhëndrin e saj të ulur në karrige.

Por kjo nuk është e gjitha. Festa e nusërisë më pas vazhdoi në një koreografi të zhvilluar nga nusja dhe vajza të ftuara në dasëm. Së bashku me nusen, ata bënë kërcime seksi në pistën e vallëzimit teksa u sinkronizuan me këngën e Beyonce-s, e quajtur Dance for You (Kercim për ty).

Gjatë gjithë kohës, të ftuarit e dasmës dëgjohen duke brohoritur për nusen dhe performancën e saj ndërsa regjistrojnë gjithçka në telefonat e tyre.

Që kur një e ftuar e dasmës e postoi kërcimin në storyt e saj në Instagram, ajo është ripostuar në Twitter nga shumë të tjerë, të cilët kanë shkruar për mbishkrimin: “AJO ËSHTË nusja???”. Tani videoja është parë mbi 3 milion herë, dhe ka marrë mbi 15 mijë komente nga më të ndryshmet.

Jo të gjithëve iu pëlqeu videoja, pasi vunë në dukje se nuk do të ndiheshin rehat duke kërcyer kështu para familjes së tyre.

”Nuk dua të pjesë e kësaj gjenerate. Heq dorë”– shkruan kjo komentuese.

”Njerëzit thjesht bëjnë çfarëdolloj gjëje, ka një kohë dhe një vend të duhur për çdo gjë” – është një koment tjetër.

Por të tjerë e mbrojtën nusen, duke theksuar faktin se është dita e dasmës së tyre dhe mund të festojnë si të duan dhe ta shijojnë.

”Njerëz, duke bërë atë që i bën ata të lumtur në ditën e dasmës” – komenton dikush tjetër.

”Dasma jote, rregullat e tua’‘- është një tjetër koment mbështetës nga një tjetër person.

(Kosova Sot Online)