Shihni si dukej lëshimi i teleskopit më të fuqishëm në botë, me vlerë 10 miliardë dollarë

  • E.K /
  • 28 dhjetor 2021 - 15:06
Shihni si dukej lëshimi i teleskopit më të fuqishëm në botë, me vlerë 10 miliardë dollarë

Teleskopi më i fuqishëm në botë “James Webb” me vlerë 10 miliardë dollarë ishte lançuar më herët dhe tash pamjet e lëshimit të tij janë shpërndarë gjithandej.

Është një teleskop infra të kuqe i zhvilluar nga NASA në bashkëpunim me Agjencitë Hapësinore Evropiane dhe Kanadeze dhe është një zëvendësim për teleskopin Hubble.

Me teleskopin e ri, do të jetë e mundur të fitohet një pasqyrë se si dukej kozmosi 100 milionë vjet më parë gjatë këtij Big Bang-u. Për krahasim, teleskopi hapësinor Hubble dha një pasqyrë të universit 400 milionë vjet pas Big Bengut.

Astronomët gjithashtu duan të përdorin teleskopin James Webb për të studiuar një vrimë të zezë supermasive që besohet të jetë në qendër të galaktikave të largëta. Qëllimi është të marrim sa më shumë informacion që të jetë e mundur për substancën misterioze që përbën pjesën më të madhe të universit.

Përveç kësaj, do të përdoret për të hetuar nëse jeta njerëzore është e mundur në planetë jashtë sistemit tonë diellor. Do të jetë gjithashtu i dobishëm për zbulimin e formave të jetës jashtëtokësore.

Ai është emëruar sipas një ish-udhëheqësi të gjatë të NASA-s, është 100 herë më i ndjeshëm se Teleskopi Hapësinor Hubble dhe do të operohet nga Instituti Shkencor i Teleskopit Hapësinor Baltimore, raporton Sky News.

Momentin e nisjes mund ta shikoni në videon e bashkangjitur prej minutës 1:22:00.

(Kosova Sot Online)