Në Ballkanin Perëndimor nuk mund të ketë asnjë sukses, kurrfarë iniciative, as “Open Balkan”, pa nismën dhe bekimin e Bashkimit Evropian!

Në Ballkanin Perëndimor nuk mund të ketë asnjë sukses, kurrfarë iniciative, as “Open Balkan”, pa nismën dhe bekimin e Bashkimit Evropian!
Në Ballkanin Perëndimor nuk mund të ketë asnjë sukses, kurrfarë iniciative, as “Open Balkan”, pa nismën dhe bekimin e Bashkimit Evropian!

Shqiprim Pula

  • 28 December 2021 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Shqipërim Pula

Ideja, më pastaj iniciativa mbi “Open Balkan” si nismë rajonale ka aq të meta sa hapësira e bashkëpunimit rajonal ka pak mundësi.

- Nuk mund të ketë sukses një nismë e cila i prinë një shtet si Serbia, me një agresitivitet politik e diplomatik ndaj Republikës së Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi. Ndaj Kosovës haptas minon shtetësinë në cilëndo rrethanë që mundet e specifikisht me veprimet rreth ‘ҁ’njohjeve’, haptas konteston identitetin shtetëror duke mbajtur në kushtetutën e tyre Kosovën si krahinë të pjesë të tyre, pra, në disa rrethana njeh Kosovën si territor por jo edhe Republikën e Kosovës si shtetësi, e të tjera aspekte aspak fqinjësore. Pastaj, në Bosnjë e Hercegovinë përmes përfaqësuesve serb, tenton të shpërbëj territorialisht tek pjesa e ‘Republika Srpska’. Si dhe kërcënimet e kohëpaskohshme kundrejt Malit të Zi herë politikisht e herë përmes kishës ortodokse.

Pra, mesa duket, në Ballkanin perëndimor nuk mund të ketë asnjë sukses kurrfarë iniciative pa nismën dhe bekimin e Bashkimit Evropian. Fundja që nga krijimi i Unioni Europian (BE-së) janë kultivuar politikat e fqinjësisë së mirë, dhe katër parimet bazë, prandaj dhe, shtetet më të fuqishme të BE-së, krijuan ‘Procesi i Berlinit’, por në rastin tonë, duke kujtuar gjitha këto arsye dhe veprime armiqësore nga ana e Serbisë, e bën pothuajse të pamundur bashkëpunimin korrekt dhe real.

Nisma “Open Balkan” do vazhdojë më tej të jetë e kundërshtuar nga tre vendet e Ballkanit perëndimor, por së fundmi në vizitën e tij zyrtare në Prishtinë, presidenti i Maqedonisë së Veriut zotëria Pendarovski, shprehu haptas dilemat e tij rreth kësaj nisme!.

Por, mbi nismën e tillë që udhëhiqet nga Serbia, më pas nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut, nuk duhet harruar se këta janë veç aktorët në skenën teatrale-politike si rezultat edhe të një lloj frustrimi që BE-ja ka stagnuar në tretmanin e duhur e të barabartë, karshi vendeve të Ballkanit perëndimor.

politike apo dhe fragjiliteti brenda shteteve anëtare të BE-së, karshi Ballkanit perëndimor, ka ecur deri në stadin e stabilitetit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve por jo edhe në avancimin në prosperitet e mirëqenie më të mirë të qytetarëve të vendeve brenda Ballkanit, madje heshturazi për Kosovën kanë krijuar një lloj skllavërimi modern në Evropë, sepse duke qenë të lirë por me kufizim qarkullimi për ‘Evropianët e rinjë’!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".