Lopa ngec në çatinë e një ndërtese, ja si arriti të hipë aty

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 22:41
Lopa ngec në çatinë e një ndërtese, ja si arriti të hipë aty

Një lopë shokoi banorët e Mongolisë të Brendshme, pasi ngeci në çatinë e një ndërtese.

Pamjet e publikuara në Youtube në dhjetor të këtij viti, të siguruara nga Daily Mail, tregojnë momentin kur pronari i kafshës dhe kalimtarë të tjerë përpiqen ta zbresin atë nga objekti.

Lopa besohet se ishte ngjitur falë një grumbulli dëbore që ia kishte mundësuar të vendosej në çati.

(Kosova Sot Online)