Arratisja me bulduzer nga Danimarka, si kishin ikur 12 të burgosur

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 10:44
Arratisja me bulduzer nga Danimarka, si kishin ikur 12 të burgosur

12 të burgosur kishin arritur të iknin në mënyrë spektakolare nga burgu i Kopenhagës në Danimarkë, 27 vjet më parë.

Ata e kishin gjetur mundësinë për të ikur, pasi bashkëpunëtorët e tyre nga jashtë kishin rrënuar muret e burgut me një bulldozer.

Ngjarja, e ndodhur në gusht të vitit 1995, ishte filmuar nga ekipi i një televizioni danez, që ishte lajmëruar se në hapësirat e jashtme afër burgut do të zhvillohej një protestë. Por, doli se organizatorët kishin planifikuar që arratisja të merrte vëmendjen e publikut.

E është pikërisht Danimarka vendi që është afër finalizimit të marrëveshjes me Kosovën, për t’i transferuar 300 të burgosur në burgun e Gjilanit.

(Kosova Sot Online)