Kamerat xhirojnë një person që i ‘iku vdekjes’, në sekondën e fundit shpëton nga treni

  • E.K /
  • 16 February 2022 - 11:26
Kamerat xhirojnë një person që i ‘iku vdekjes’, në sekondën e fundit shpëton nga treni

Një motoçiklist indian i ka shpëtuar për një të qindtën e sekondës shkeljes nga treni i shpejtë që ja shkatërroi motoçikletën.

Një çiklist nga India i kishte shpëtuar për disa centimetra vdekjes xhiruara nga kamerat e sigurisë me 12 shkurt sipas medias indiane Jam Press.

Incidenti kishte ndodhur në udhëkryqin e hekurudhës Maharashtra në qytetin Mumbai. Ai kalon mbi shina pak para se të arrinte me shpejtësi lokomotiva. Në gjysmë të rrugës ai shkel frenat, si duket e kuptoi se nuk do të ia dalë, vozitësi e braktisi motoçikletën që u bë copash.

Një moment më vonë treni kalon aty dhe ai ia del që të shpëtojë për pak. Ai shihet si ecën i tronditur derisa kalimtarët shikojnë të shtangur. Ai dukej se nuk ishte lënduar.

(Kosova Sot Online)