‘Nëna e peshkaqenëve’ shtangu plazhin, e zhvendosën me traktor (Video)

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 11:05
‘Nëna e peshkaqenëve’ shtangu plazhin, e zhvendosën me traktor (Video)

Peshkaqeni kokë-çekan tronditi pushuesit në plazhet e Floridas ku e gjetën një peshkaqen kokë-çekan femër që kishte dalë në breg. Ajo peshonte 227 kilogram dhe ishte e gjatë mbi 3 metra.

Me 6 prill kufoma kolosale që doli në breg ishte peshkaqenit shtatzënë kokë-çekan e llojit më të madh të tyre, që mund të rriten deri në 6 metra dhe 400 kilogram.

Një ekip ndërtimi afër u angazhua për të bartur peshkaqenin me një traktor derisa turma e mbledhur po shikonte anash.

Ky lloj i peshkaqenëve është në listën e të llojeve të rrezikuara.

(Kosova Sot Online)