Moderatores i cingëron telefoni live në emision, bëhet hit me reagimin e saj

  • G.G /
  • 04 May 2022 - 14:01
Moderatores i cingëron telefoni live në emision, bëhet hit me reagimin e saj

Një moderatore e lajmeve në Serbi u bë hit me reagimin e saj.

Teksa po jepte një lajm lidhur me Malin e Zi telefoni i saj mbi tavolinë cingëroi por vëmendje mori reagimi i saj për ta ndalur dhe fshehur, teksa mimika e fytyrës nuk i ndryshoi.

Prezantuesja nuk i ka hequr sytë nga kamera, por ka marrë celularin me njërën dorë dhe e vendosi poshtë tavolinës.

Videoja e emisionit u përhap në Twitter dhe u bë hit dhe përdoruesit e këtij rrjeti janë magjepsur nga gjakftohtësia dhe profesionalizmi i saj.

https://video.syri.net/upload/videos/2022/05/tpdUkzOgzMI9q34XstVy_04_cf3add40b7400d30ffae5c4f06bf6320_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)