Punëtori i aeroportit dhe pasagjeri rrahen mes vete

  • E.K /
  • 24 May 2022 - 12:09
Punëtori i aeroportit dhe pasagjeri rrahen mes vete

Punëtori i United Airlines është kapur nga kamera duke u rrahur me një pasagjer të pasjellshëm në Aeroportin e Newarkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo video është bërë virale në mediat sociale, teksa kalimtarët e kanë parë dyshen duke u përleshur përpara tryezës së çantave.

Incidenti kishte nisur kur pasagjeri përdori një karrocë për ta transportuar valixhe ne tij, siç duket për ta evituar tarifën e valixheve që e lyp aeroporti.

Mirëpo, kur punëtori i Unitedit e sfidoi, pasagjeri iu hodh në sulm dhe e grushtoi.

(Kosova Sot Online)