Burri rrah nusen në mes të dasmës

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 09:34
Burri rrah nusen në mes të dasmës

Uzbekistani ka qenë protagonist disa herë i videove skandaloze, ku dhuna ndaj grave evidentohet edhe në ditën që mendohet si më e bukura në jetën e tyre.

Video, që është bërë virale ditët e fundit, tregon çiftin që në bashkëpunim me dëshmitarët ishte duke argëtuar të ftuarit me një lojë shpejtësie tradicionale.

Fituese doli nusja, e cila nuk pati kohë të gëzonte mes të qeshurave të të pranishmeve, sepse mori një goditje të fortë pas koke nga bashkëshorti i saj i sapomartuar.

Një episod i shëmtuar, që le pa fjalë personat përreth, dhe që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Disa prej komenteve kane evidentuar që poshtërime të tilla publike nuk janë të rralla në një vend ku autoriteti i kryefamiljarit është i padiskutueshëm dhe ku shpesh herë martesat janë të vendosura nga familjet./A2CNN

(Kosova Sot Online)