Biologët e gjejnë pitonin gjigant në Florida 5.5 metra i gjatë

  • A.P /
  • 26 June 2022 - 12:46
Biologët e gjejnë pitonin gjigant në Florida 5.5 metra i gjatë

Pitoni më i madh i regjistruar ndonjëherë në Florida, SHBA është  identifikuar nga biologët.

Gjarpri gjigant, është femër me një gjatësi që arrin gati 5.5 metra dhe një peshë gati 100 kilogramë. Brenda gjarprit të rrezikshëm u gjetën 122 vezë.

Pitoni burmez është specie pushtuese në Florida që shfaros speciet vendase të kafshëve si lepujt dhe drerin me bisht të bardhë.

Megjithatë, pas zbulimit të tij, pitoni gjigant u vra dhe do të përdoret në kërkime shkencore. 

(Kosova Sot Online)