Grabitja spektakulare/ Në vetëm 15 sekonda, hajdutët ‘thyejnë’ kasafortën

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 19:26
Grabitja spektakulare/ Në vetëm 15 sekonda, hajdutët ‘thyejnë’ kasafortën

U deshën tre minuta në total që hajdutët të grabisnin një lokal të njohur në qendër të Selanikut në orët e para të së shtunës dhe të largoheshin me 15 mijë euro të grabitura. Siç shihet në video e publikuar nga mediat greke duken lëvizjet e tyre të filmuara hap pa hapi nga kamerat e sigurisë së biznesit në rrugën "Katuni" ku shihet edhe momenti kur ata mbajnë në duar kasafortën që arritën ta hapnin në vetëm 15 sekonda. Më pas, ata vrapuan dhe zbrazën kasën, disa sekonda para se të iknin, pasi kishin arritur të grabisnin gjithsej 15,000 euro.

“Ndodhi në orën 05.15 kur dyqani ishte i mbyllur, ata hynë dhe lëvizën shumë shpejt. Ata edinin se çfarë po bënin. Arritën të merrnin të gjitha paratë, kasafortën dhe brenda tre minutave ishin zhdukur,”-tha Pavlos Ramfopoulos një nga pronarët e biznesit të njohur. 

Mediat greke shkruajnë se pronarët e biznesit kanë bërë denoncim për ngjarjen në polici, duke dorëzuar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe siç thonë ata, janë në pritje të ecurisë së hetimeve.

Gjithçka ka ndodhur në orën 05.15 kur tre autorët, të veshur me tuta dhe mefuturë të mbuluar, kanë arritur të hyjnë nga hyrja kryesore e lokalit, ndërsa bashkëpunëtori i tyre priste jashtë me një makinë të zezë që dyshohet se e përdornin si mjet arratisjeje. Me një vare në dorë lëvizën me shpejtësi dhe zhvidhosën kasafortën që ishte vendosur në murin e dyqanit, të cilën e thyen.

(Kosova Sot Online)