Nuk ishte i kënaqur nga pagesa, prifti rreh klientin pas funeralit

  • E.K /
  • 30 July 2022 - 15:06
Nuk ishte i kënaqur nga pagesa, prifti rreh klientin pas funeralit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur 2 ditë më parë në Caserta të Italisë.

Prifti ndoqi dhe sulmoi besimtarin, pasi ky i fundit i la 25 euro në një funeral. Prifti nuk ishte i kënaqur me lekët që mori dhe kjo ishte arsyeja pse debati degradoi në sherr fizik.

Edhe pse besimtarët kanë specifikuar se dhënia e lekëve nuk është detyrim.

Mediet italiane kanë publikuar videon kur prifti rreh besimtarin në mes të rrugës në Itali.

(Kosova Sot Online)