Lexoni edhe:
“Zbulimi” i ndërtesës 2 milionëshe të Rakiqit, Anti-Korrupsioni thotë se po merret me këtë punë
Mediat greke raportojnë për një incident këtë të martë pranë ishullit Samos me një anije të Rojës Bregdetare të Turqisë.
Sipas mediave greke, anija turke ka hyrë në një zonë, e cila sipas tyre, kontrollohet nga forcat detare greke në operacionet e tyre të kërkim shpëtimit të emigrantëve. Skai.gr shkruan se anija turke ka qenë vetëm pak metra nga anija greke dhe ka kryer manovra të rrezikshme, duke dashur të dëmtojë anijen greke, ndërsa janë nxjerrë edhe armatimet. Më tej, thuhet se anija turke nuk ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në atë zonë për kërkimin e personave të zhdukur në det dhe as nuk ka pasur ndonjë koordinim me operacionit që kryhen aty nga Frontex.
E pranishme në këtë moment ka qenë edhe një anije italiane e Frontex, ekuipazhi i të cilës ka regjistruar incidentin. Për këtë rast, Skai.gr shkruan se autoritetet janë duke hetuar.
(Kosova Sot Online)