Ja si gazetari vihet në siklet nga gruaja

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 14:00
Ja si gazetari vihet në siklet nga gruaja

Një ngjarje e pazakonë ka ndodhur gjatë transmetimit live të gazetarit australian JohnPaul Gonzo nga Moldavia.

Gjatë kohës që ai nodhej duke raportuar përballë kishës së Shën Theodora në kryeqytetin moldav të Kishinauit, një grua e paidentifikuar iu afrua dhe hyri papritur në kornizën e kamerës duke i dhënë një puthje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas këtij gjesti gruaja shihet teksa largohet duke e lënë të habitur gazetarin gjatë transmetimit live.

Gazetari për një moment u vu edhe në siklet dhe më pas i tha vajzës ‘je shumë e lezetshme’.

Video-ja pati një shikueshmëri të lartë, por ngjalli dhe polemika duke patur nga ata të cilët e cilësonin si sulm seksual.

(Kosova Sot Online)