Elefanti rrëzon automjetin së bashku me shoferin brenda

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 14:59
Elefanti rrëzon automjetin së bashku me shoferin brenda

Ky është momenti kur një elefant rrokullisi një kamionçinë anash rrugës bashkë me shoferin brenda, pasi besohet se ky i fundit nuk e priti që kafsha ta kalonte rrugën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pamjet tronditëse treguan kafshën duke rrokullisur automjetin derisa shoferi ishte brenda.

Incidenti ndodhi rreth 128 kilometra në lindje të kryeqytetit Bangkok në provincën rurale Chachoengsao, Tajlandë, të shtunën në mbrëmje.

 

Shoferët e tjerë aty pranë të tronditur, të cilët thanë se incidenti ishte aq i frikshëm sa menduan se do të “pësonin një atak në zemër”, u kthyen mbrapsht ndërsa thirrën shërbimet e urgjencës.

Elefanti u zhduk në xhungël përpara se të mbërrinin rojet e kafshëve të egra.

“Personi brenda kamionçinës ishte mirë por kishte disa mavijosje për shkak të incidentit”, tha shoferja Panida Anuan.

“Ishte kaq e frikshme. Mendova se do të pësoja një atak në zemër. Ne u larguam menjëherë në rast se ishim ne pastaj në radhë”.

Panida shtoi se ajo thirri stafin e kafshëve të egra, i cili filloi të gjurmonte elefantin nga frika e një sulmi të përsëritur. Mjekët ndihmës që mbërritën gjithashtu e çuan shoferin në spital ku ai mori trajtimet për mavijosje.

Zyrtarët besojnë se elefanti sulmoi kamionçinën në një veprim mbrojtës, pasi automjeti u përpoq të vazhdonte përgjatë rrugës së ngushtë, duke kaluar elefantin, në vend të priste që kafsha të ecte nëpër rrugë, që është pjesë e territorit të saj.

(Kosova Sot Online)