Ndodh edhe kjo: Punëtorja ia vë flakën depos

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 14:10
Ndodh edhe kjo: Punëtorja ia vë flakën depos

Një punëtore e pakënaqur dyshohet se ia ka vënë flakën një depoje karburantesh në të cilën punonte, në Tajlandë, për shkak se ishte e lodhur nga ankesat e shefit, duke thënë se ai po i shkaktonte stres, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Ann Sriya, 38 vjeçe, besohet ia furi flakën një cope letre dhe e hodhi atë afër një rezervuari me karburant, duke shkaktuar zjarr që e përfshiu depon “Prapakorn Oil” në provincën Pathom më 29 nëntor.

 

Ajo u arrestua dhe u rrëfye për zjarrvënien e qëllimshme, duke pretenduar se veprën e ka bërë duke qenë e shtyrë nga punëdhënësi, Pipat ungprapakorn, i cili, sipas saj, i ka shkaktuar stres, tha policia.

(Kosova Sot Online)