Njihuni me personin i cili shpenzoi mijëra euro për t’u 'transformuar' në qen

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 12:36
Njihuni me personin i cili shpenzoi mijëra euro për t’u 'transformuar' në qen

Një japonez ka shpenzuar mijëra euro për t’u shndërruar në një qen. “Toko” porositi kompaninë Zeppet – e cila prodhon kostume dhe manekine për shfaqje televizive dhe seriale – për t’i bërë atij një kostum si një qen shumë real dhe e gjitha i ka kushtuar 14,000 €.

Pas disa provave të bëra në shtëpinë e tij, tashmë kishte ardhur momenti që të dilte në rrugë dhe të vërente reagimet qytetarëve, nëse ia kishte dalë mbanë që të realizonte ëndrrën, për të qenë një kafshë.

 

Dhe kështu ai doli në rrugë me shoqëruesen e tij për të bërë shëtitjen e tij si çdo… qen normal. Siç shihet në video, ai ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve që po shëtisnin në park, por edhe të qenve të tjerë.

Toko shpjegon (me shkrim, pasi nuk flet kurrë në videot e tij) se gjithmonë ka pasur dëshirë të jetojë si kafshë, prandaj ka zgjedhur të investojë në një kostum qeni. Siç tregon ai, arsyeja pse fsheh identitetin e tij si njeri dhe nuk shfaq fytyrën është sepse nuk dëshiron të gjykohet nga rrethi shoqëror.

(Kosova Sot Online)