Ja personi që e godet veten çdo ditë me çekiç

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 13:10
Ja personi që e godet veten çdo ditë me çekiç

Një kubanez pretendon se e godet veten me çekiç nga 1 mijë herë në ditë, pasi sipas tij kjo e bën më të fortë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lino Tomasen Camacho është bërë sensacion në internet, pas publikimit të videos ku shihet duke e goditur veten me çekiç, pamje këto që janë bërë virale.

Kjo ka bërë që të ketë 106 mijë ndjekës në Facebook, që me padurim presin videot e tij të reja të ushtrimeve të pazakonta që i aplikon.

 

Videoja shfaq “Ironmanin kubanez”, i cili në sheshin e Havanës, shfaqet me doreza boksi ku disa sekonda më pas i heq ato dhe fillon ta godasë veten me çekiç

Ai madje e thyen me bërryl dhe grusht arrën e kokosit, duke bërë që lëngu të derdhet në trotuar para të pranishmëve.

Thotë se ai e godet veten me çekiç çdo ditë dhe këtë metodë e aplikon që kur ishte 15-vjeç, një “traditë” që e trashëgoi nga babai i njohur si “Magic Man” në Kubë.


(Kosova Sot Online)