Nëna shtatzënë sulmohet nga 15-vjeçarja në park

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 17:03
Nëna shtatzënë sulmohet nga 15-vjeçarja në park

Një vajzë 15-vjeçare me skuter ka sulmuar në mënyrë të egër një mama shtatzënë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Nëna gjithashtu kishte 2 fëmijët e saj të tjerë  në karrocë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, e cila është filmuar nga kamerat e sigurisë.

 

Adoleshentja iu afrua dhe e tërhoqi nga flokët.

15-vjeçarja është arrestuar nga policia në Perth, Australi pasi dyshohet se u përpoq të grabiste nënën.

37-vjeçarja ishte duke ecur në një rrugë të qetë periferike kur vajza e re iu afrua nga pas.


Pamjet tronditëse të CCTV tregojnë adoleshenten duke tërhequr me dhunë nënën nga flokët.

Nëna e dëshpëruar shtrëngon karrocën e saj dhe më pas rrëzohet përtokë.

Fëmijët e saj të tmerruar bërtasin nga frika pas sulmit.

Në video, adoleshentja vazhdon ta tërheqë gruan pa pushim. Policia e Australisë Perëndimore publikoi pamjet CCTV të sulmit pas arrestimit të 15-vjeçares.

(Kosova Sot Online)