Shikoni si ariu ua ndërpreu piknikun vizitorëve

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 13:29
Shikoni si ariu ua ndërpreu piknikun vizitorëve

Një ari i uritur ndërpreu piknikun e një grupi vizitorësh në Parkun Ekologjik Chipinque të Meksikës në shtetin e Nuevo Leon.

Sipas pamjeve të publikuara në internet, ariu i uritur hipi në tavolinën e vizitorëve dhe hëngri ushqimin e tyre.

Ata mbetën të ngrirë dhe nuk guxonin të reagonin fare prej frikës nga ariu.

Derisa ariu e shërbente veten, një grua mund të shihet derisa mbuloi fytyrën e fëmijës së saj. Ariu pas disa çasteve largohet nga aty duke kërcyer nga tavolina, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Videoja u publikua në internet dhe u bë virale duke grumbulluar mbi 10 milionë klikime në platformën TikTok

(Kosova Sot Online)