Këngëtarja nga Rumania e këndon 'himnin' 'Mora fjalë'

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 15:04
Këngëtarja nga Rumania e këndon 'himnin' 'Mora fjalë'

Kënga “Mora fjalë” interpretuar nga artistja e njohur Shkurte Fejza, është kthyer në himn,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Së fundmi, një tjetër artiste, jo shqiptare, e ka kënduar.

 

Është Andreea Vilcan, rumunia e cila është duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me interpretimin e saj.

Ajo së fundmi ka publikuar “coverin” e këgës “Mora fjalë” duke dhënë një mesazh tepër të ndjerë.


“Çka ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova”, thotë ajo në hyrje të videos, duke njoftuar ndjekësit e saj me mesazhin e këngës.

(Kosova Sot Online)