![Në këtë vend avionit i shpërthen goma teksa ngrihej në fluturim](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/06/200x200_avion-600x3601686068584.webp)
Përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, qeni ia shpëton jetën
![Përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, qeni ia shpëton jetën](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/24/auto_Capture-183-600x3601706087781.jpg)
Një 65-vjeçar nga Miçigani, i cili përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, u shpëtua falë përpjekjeve të qenit për ta nxjerrë nga situata e vështirë.
Siç raportohet, 65-vjeçari kishte përfunduar në ujërat e ftohtë të liqenit, pasi shtresa e akullit që mbulonte liqenin ishte thyer papritur.
Oficeri që iu përgjigj rastit, kishte një litar në makinën e tij, por e kishte të pamundur të arrinte tek burri për shkak të shtresave të dobëta të akullit.
Kështu, qeni i pronarit u sigurua që të dërgonte litarin tek gropa ku kishte rënë 65-vjeçari.
Më pas, policia përmes litarit e shpëtoi burrin nga ujërat e ftohta.
Siç raportohet, amerikani kishte qëndruar në ujë për rreth 16 minuta.
(Kosova Sot Online)