Publikohen pamjet si 22 luanë synojnë kapjen e antilopëve

  • A.P /
  • 17 March 2024 - 11:54
Publikohen pamjet si 22 luanë synojnë kapjen e antilopëve

Një familje nga Zimbabve ka qenë dëshmitare e një gjuetie të ashpër luanësh që synonin një tufë antilopësh në Parkun Kombëtar Matusadona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Takimi intensiv” i filmuar nga Simeone Lategan, është publikuar në Youtube, dhe ofron një vështrim të rrallë të fuqisë dhe saktësisë së taktikave të gjuetisë së luanëve.

 

Kombëtarja e Brazilit konfirmon lëndimin e Casemiros përmes një njoftimi zyrtar

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 26-të, vëmendja në derbin e Gjilanit

Konfiskohet një aparat ultrazëri në Leposaviq, një person e kishte futur ilegalisht nga...

Vetëm njerëzit me IQ të lartë mund ta dallojnë drerin që fshihet pas pemëve

Shkurte Gashi bëhet me veturë super luksoze, Maybach GLS 600 – zbulohet çmimi!

Videoja tregon kaosin që pasoi teksa antilopët të befasuara përpiqen të shpëtojnë nga grabitqarët që iu afroheshin.

Pavarësisht shkathtësisë së tyre, luanët me sukses arrijnë të kapin një antilopë të pafat.

“Gjatë lundrimit tonë me varkë, ne pamë elefantë, gjë që ishte vërtet mahnitëse. Megjithatë, ndërsa ne po ktheheshim, ne vëzhguam lëvizjet dhe aktivitetet në ishullin Fothergill. Pamja u qartësua kur u afruam, ishin 22 luanë në mes të gjuetisë së antilopëve”, tha Lategan.

(Kosova Sot Online)