Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë Evropën, çfarë thonë shkencëtarët?

  • E.K /
  • 11 May 2024 - 16:31
Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë Evropën, çfarë thonë shkencëtarët?

Aurora borealis ndriçoi mbrëmë qiellin në të gjithë kontinentin evropian, duke shfaqur skena mahnitëse që rrallë shihen.

Aurora ndriçoi qiellin mbi Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Zvicrën dhe shumë vende të tjera.

Një fenomen i ngjashëm si mbrëmë u regjistrua edhe në nëntor të vitit 2023.

Aurora krijohet kur elektronet e erës diellore përplasen me atomet e shtresave të sipërme të atmosferës në një lartësi prej 80-150 km.

Në hemisferën veriore, shumica e këtij aktiviteti zhvillohet brenda një brezi të njohur si aurora ovale, e cila mbulon gjerësi gjeografike midis 60 dhe 75 gradë.

Kur aktiviteti është i fortë, ai përhapet dhe mbulon një zonë më të madhe – kjo është arsyeja pse pamjet mund të shihen herë pas here më në jug.

Është e gjitha pjesë e aktivitetit diellor që rritet ndërsa Dielli i afrohet pikut të ciklit të tij 11-vjeçar, raporton theguardian.

NASA tha se aktivitete të tilla në qiell nuk përbënin një kërcënim serioz për shtatë astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Shqetësimi më i madh ishte rritja e niveleve të rrezatimit dhe ekuipazhi mund të lëvizte në një pjesë më të mbrojtur të stacionit nëse ishte e nevojshme, sipas Steenburgh.

Rrezatimi i shtuar mund të kërcënojë gjithashtu disa nga satelitët shkencorë të NASA-s.

Instrumentet jashtëzakonisht të ndjeshme do të fiken nëse është e nevojshme për të shmangur dëmtimin, tha Antti Pulkkinen, drejtor i divizionit të heliofizikës të agjencisë hapësinore. Disa anije kozmike të fokusuara në diell ndoqën të gjithë aksionin. 

(Kosova Sot Online)