Disa të vdekur, mes tyre edhe fëmijë nga zjarri në një ndërtesë lojërash

  • A.P /
  • 26 May 2024 - 10:37
Disa të vdekur, mes tyre edhe fëmijë nga zjarri në një ndërtesë lojërash

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Rajkot të Indisë. BBC shkruan se një ndërtesë e mbushur për lojëra për të rinjtë është përfshirë nga flakët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Deri tani janë konfirmuar të vdekur 20 persona, shumica e të cilëve fëmijë, ndërsa ekziston frika se shumë të tjerë mund të jenë nën rrënojat e ndërtesës së shkrumbuar nga flakët, të cilat tashmë janë vënë nën kontroll.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa kryeministrja e rajonit ka thënë se një ekip i posaçëm është ngritur për të hetuar ngjarjen tragjike.

(Kosova Sot Online)