Publikohet video kur gjenerali gjerman i dha afat trupave serbe që të largohen nga Kosova

  • A.P /
  • 12 June 2024 - 16:01
Publikohet video kur gjenerali gjerman i dha afat trupave serbe që të largohen nga Kosova

Një video historike të ditës së çlirimit të Kosovës, e ka rikujtuar Jakub Bielamowicz, një ndër analistët e njohur të gjeopolitikës dhe studiues i Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ai ka sjellur pamje nga momenti kur një komandant gjerman i largon trupat serbe nga Prizreni për vetëm 20 minuta.

“Një çerek shekulli më parë, komandanti gjerman Helmut Harff u thotë trupave serbe në Prizren se kanë vetëm 30 minuta për t’u larguar nga Kosova. Pasi shkëmbejmë disa fjalë: Koha po mbaron. Ky është fundi i diskutimit. Tani ju kanë mbetur vetëm 28 minuta”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)