Me këtë përkushtim i përgatit një mësimdhënës shqiptar nxënësit për 28 nëntor
Një mësimdhënës shqiptar, me përkushtimin ndaj kombit frymëzon nxënësit për të njohur rrënjët e identitetit të tyre kombëtar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Për nder të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar. ora e mësimit kthehet në një festë të kuqe e të zezë, me këngë patriotike dhe biseda mbi figurat që i dhanë jetë pavarësisë së Shqipërisë.
28 Nëntori nuk është thjesht një datë për ta; është një trashëgimi e vyer që ata mësojnë ta vlerësojnë dhe ta nderojnë, falë një udhëheqësi të palodhur që e kupton rëndësinë e edukimit për atdhedashuri.
Shikoni videon...
(Kosova Sot Online)