Ndërtesa 15-katëshe 'zhduket' nga faqja e dheut brenda pesë sekondash

  • A.P /
  • 02 December 2024 - 08:21
Ndërtesa 15-katëshe 'zhduket' nga faqja e dheut brenda pesë sekondash

Një shpërthim i kontrolluar është ndjekur nga shumë banorë të Newcastle të Britanisë së Madhe, ku ndërtesa 15-katëshe u demolua nga autoritetet lokale që e mbushën me lëndë shpërthyese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ishte objekti i ndërtuar në vitin 1968, që u demolua nga ekipet e deminimit që e mbushën me eksploziv.

 

Megjithatë procesi i demolimit filloi me dhjetë minuta vonesë, për faktin se disa banorë që jetonin pranë ishin të ngadaltë në evakuim.

 

E në vendin ku dikur gjendej objekti pritet të ndërtohen rreth 50 shtëpi, që do të jenë të përballueshme për shumë familje.

Fillimisht u aktivizuan sirenat që paralajmëronin numërimin mbrapsht – dhe mjaftuan vetëm pesë sekonda që i tërë objekti të zhduket në renë e pluhurit të ngritur. Objekti 43 metërsh ishte i zbrazët që nga viti 2018.

(Kosova Sot Online)