Banorët e Kalifornisë filmuan momentin kur një tërmet goditi vendin e tyre

  • A.P /
  • 07 December 2024 - 08:01
Banorët e Kalifornisë filmuan momentin kur një tërmet goditi vendin e tyre

Një tërmet i fuqishëm në brigjet e Kalifornisë Veriore ka shkaktuar një paralajmërim për cunami për miliona amerikanë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dhe Zonës së Gjirit të San Franciskos i është thënë të presë valë të mëdha, shkruajnë mediat e huaja, dhe banorëve u është kërkuar të shkojnë “më në brendësi të tokës” përpara se të godasin dallgët.

Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 7 ballë që goditi mëngjesin e së enjtes rreth 50 milje nga brigjet e Kalifornisë.

Një pasgoditje u ndje më pas pak çaste më vonë.

Shërbimi Kombëtar i Motit anuloi paralajmërimin për cunami për zonat bregdetare të Kalifornisë dhe Oregonit.

“Për momentin nuk ekziston asnjë rrezik cunami për këtë zonë”, tha agjencia.

(Kosova Sot Online)