Roderika Ukelli me 'The Change Foundation' ka gëzuar me dhurata fëmijët e Onkologjisë

  • A.P /
  • 27 December 2024 - 14:16
Roderika Ukelli me 'The Change Foundation' ka gëzuar me dhurata fëmijët e Onkologjisë

"Njëra prej gjërave që më ka lënë përshtypje gjatë vitit 2024 ka qenë themelimi i fondacionit "The Change Foundation", një nismë e cila ka filluar me sfida, por që ka sjellë shumë momente të bukura", ka deklaruar Roderika Ukelli, themeluesja e këtij fondacioni në një intervistë,  e cila ka shprehur falënderimet e saj për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të paharrueshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

"Fokus i këtij viti kanë qenë tek fëmijët, pasi ata janë e ardhmja jonë. Projekti i parë i realizuar nga "The Change Foundation" ka qenë për fëmijët e prekur me autizëm, një nismë e cila ka ndihmuar shumë fëmijët", është shprehur ajo.

Në këtë fundvit, fondacioni ka organizuar një aktivitet me qëllim ndihmën për fëmijët e Repartit Onkologjik Pediatrik në QKUK, ku janë dhuruar lodra dhe dhurata për t’i ndihmuar dhe për t'u sjellë gëzim këtyre fëmijëve të cilët po luftojnë me sëmundje të rënda.

Roderika Ukelli dhe ekipi i "The Change Foundation" kanë organizuar gjatë vitit mbrëmje humanitare për fëmijët me nevoja të veçanta, duke ofruar mundësi për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

(Kosova Sot Online)