A do ta arrijë Gjesti me sjelljet e tij në finalen e 'Big Brother VIP Albania 4?
Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti për publikun, është bërë banori më i ri në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga izolimi në izolim, pasi humbi në Kosovë, Gjesti i është bashkuar Big Brother VIP Albania në këtë sezon të katërt.
Nga dhoma e rrëfimit, Gjesti është shprehur se është 100% i sigurt për lojën që po bën dhe se loja e tij paraprake ka qenë më e pakëta që mund të bënte, por shumë gjëra të forta na presin.
“Jam 100 % i sigurt me këtë që po bëj. Ai ka qenë vetëm fillimi. Pres shumë gjëra edhe më të forta. Faleminderit për ftesën, jam gati që të hyj. Dua të përshëndes publikun”, tha Gjesti.
(Kosova Sot Online)