Kamerat kapin shembjen e një ndërtese të djegur në Studio City në Los Anxhelos

  • A.P /
  • 09 January 2025 - 09:51
Kamerat kapin shembjen e një ndërtese të djegur në Studio City në Los Anxhelos

Studio City nuk është ndër zonat e prekura nga zjarret, të tilla si Sunset Fire në Hollywood Hills dhe Palisades Fire në Pacific Palisades, por ndodhet në veriperëndim të të parës dhe në verilindje të dytë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kamerat kapën momentin kur një ndërtesa e djegur u shemb në atë zonë.

Zjarrfikësit shuan një zjarr të madh që shpërtheu në një ndërtesë katërkatëshe në zonën Studio City të Los Anxhelosit, por disa shtëpi dhe ndërtesa u dogjën.

Sipas një deklarate nga Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, zjarri përfshiu të gjithë ndërtesën dhe u përhap në bimësinë përreth, duke krijuar zjarre më të vogla. “Zjarrfikësit kanë vepruar në mënyrë mbrojtëse me qëllim të mbrojtjes së objekteve përreth dhe parandalimit të përhapjes së zjarrit në shkurre”, thuhet në njoftimin për media. 

Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së më shumë se 50 zjarrfikësve dhe nuk raportohet për të lënduar. Zjarri është përhapur në bimësi dhe ka shkaktuar dëme në objektet fqinje dhe ende nuk është përcaktuar shkalla e dëmit.


(Kosova Sot Online)