
Kurti: Opozita e ka keqpërdor aleancën me perendimin

Kryeministri Albin Kurti, në tubimin elektoral në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ka thënë se bandat kriminale nuk do të sundojnë më dhe nuk do të ketë targa ilegale dhe bllokada, e as prodhim të kriptovalutave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti ka theksuar se "Mitrovica e Isë Boletinit e Hasan Prishtinës, e Trepçës, e Ibrit dhe Sitnicës, është MitroVVica jonë, Mitrovica e Republikës, e 500 mijë zemrave që pulsojnë 118. Falemnderit për mbështetjen, falemnderit për qëndresën. Mitrovicë, dy zemra t'i kisha pasë, dyjat t'i kisha falë".
Albin Kurti ka goditur opozitën duke theksuar se e kanë keqpërdor aleancën me perendimin pëe me ambalazhu hajninë dhe tradhëtinë e tyre
(Kosova Sot Online)