Ky person pati guxim të ecë mbi kabllon e lidhur mes dy kullave në Dubai

  • A.P /
  • 17 January 2025 - 08:37
Ky person pati guxim të ecë mbi kabllon e lidhur mes dy kullave në Dubai

Estonezi Jaan Roose, 37-vjeç ka marrë guximin të ecë nëpër një kabllo që ishte ngjitur në dy kulla të Dubait që gjendeshin 100 metra larg njëra-tjetrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kampioni i trefishtë botërorë, arriti të thyej një rekord tjetër të premten – duke ecur nëpër kabllo mes dy kullave Jumeirah në Dubai që janë 224 metra të larta.

Performanca e tij shënon fillimin e edicionit të tretë të Samitit Billion, një ngjarje që mbledhë 15 mijë influencues dhe krijues kontentesh të mediave sociale.

 

Pamjet e filmuara me dron shfaqin të riun duke ecur mbi kabllo, dhe nuk shfaqte fare frikë derisa ishte në një lartësi të madhe.

Kjo nuk është hera e parë që ai kryen ecje të tilla të rrezikshme, për faktin se eci mbi kabllo edhe nëpër shtete tjera të botës.


(Kosova Sot Online)