Gjesti i Elon Musk shkakton reagime

  • A.P /
  • 21 January 2025 - 11:13
Gjesti i Elon Musk shkakton reagime

Multimiliarderi Elon Musk ka shkaktuar polemika në një ngjarje pas inaugurimit në Uashington, ku bëri dy gjeste ndaj turmës, duke ngritur dorën lart nga gjoksi dhe duke bërtitur, “Yesssss”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shikuesit e kanë përshkruar gjestin si një përshëndetje naziste, shkruan BBC.

Në platformën e tij të mediave sociale X, Musk i ka quajtur kritikat një sulm “të lodhtë”.

“Kjo nuk ishte një fitore e zakonshme. Kjo kishte vërtet rëndësi. Faleminderit që e bëtë të ndodhë! Faleminderit!”, tha Musk në fjalim.

(Kosova Sot Online)