
Një person në Novi Sad sulmon nxënësit me shkop druri

Në rrugën Otona Zupancica në Novi Beograd, një burrë në moshë të mesme ka dalë nga dritarja e një apartamenti në katin përdhes dhe ka sulmuar me një shkop druri nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Medias Grafike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Incidenti ndodhi kur nxënësit dhe mësuesit po ktheheshin nga ceremonia e nderimit të viktimave në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur burri del nga dritarja e apartamentit dhe sulmon studentët me një shkop druri.
(Kosova Sot Online)